Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilën Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në nivel Kosove ka dal e dyta për nga numri i votave. PDK-ja ka fituar 19 deputet në Kuvendin e Kosovës, ndër to edhe gjashtë femra deputete.
Nga gjashtë femrat të cilat kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, Eliza Hoxha ka marrë më shumë vota me 10.008 vota për dallim nga Ganimete Musliu e cila ka marrë 9.868 vota dhe Blerta Deliu me 9.339 vota.
Telegrafi më poshtë ju sjell gjashtë deputetet e PDK-së, të cilat kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës:
ELIZA HOXHA , 10.008 vota
GANIMETE MUSLIU, 9.868 vota
BLERTA DELIU, 9.339 vota
ARIANA MUSLIU SHOSHI, 8.183 vota
ADELINA GRAINCA, 7.158 vota
FLORETË ZEJNULLAHU, 6.475 vota. /Telegrafi/