Poezi nga: John Yamrus
Përktheu:: Fadil Bajraj
ai
e dinte
se poezitë e tij
nuk do të ndryshonin asgjë
dhe
as që do të mallëngjenin njeri të lemë,
ama
ai vazhdonte të shkruante,
bile edhe atëherë
kur i vinin faturat për t’i paguar,
shokët
e tij e braktisën
ndërsa
pluhuri në tavolinë
ishte mjaft i trashë sa që ai mund të
lëpinte gishtin e të shkruante emrin e vet.