Site icon Telegrafi

Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova

Uran Bislmi nuk do të mund të luajë më për Kosovën, kështu së paku ka deklaruar trajneri Alain Giresse.

Anëtari i Luganos ishte ftuar te Kosova për dy ndeshjet e marsit, por që në momentet e fundit është tërhequr nga lista, shkaku që nuk ka vendosur ende se për kë do të luajë, për Dardanët apo për Zvicrën.

Bislimi kishte luajtur dy ndeshje për Kosovën dhe kishte shënuar gol, por që ai tani është larguar nga lista e Kosovës në momentet e fundit.

Lexo po ashtu Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës kritikon ashpër Uran Bislimin për sjelljen e tij ndaj ftesës

“Ne kemi nevojë për lojtarë që e ndjejnë këtë ekip, këtë vend, por Bislimi nuk është njëri prej tyre”, ka thënë Giresse.

“Ai ia ka mbyllur derën vetës te Kosova, për të nuk ka më çelës, ai tani do të shikojë opsion të tjera, kjo nuk është më pjesë e jona”. /Telegrafi/

Exit mobile version