Telegrafi

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Planifikimi i skuadrës së Girona për sezonin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve tashmë është duke u zhvilluar dhe nënshkrimi i lojtarëve me përvojë sigurisht që do të ndihmonte skuadrën e papërvojë të Michel Sanchez në këtë kompeticion.

Ata tashmë kanë një lojtar me përvojë si Daley Blind, dhe javët e fundit, Girona ka qenë e lidhur me Thiago Alcantaran, i cili u largua nga Liverpooli pasi i ka skaduar kontrata .

Thiago mund të bindet të rikthehet në Katalonjë, ku kishte qenë më parë me Barcelonën për shumë vite.

Megjithatë, nuk do të jetë e thjeshtë për Gironan, pasi sipas Relevo gjigantët brazilian Flamengo po tregojnë gjithashtu interes për mesfushorin 33-vjeçar.

Thiago është tashmë në bisedime me Flamengon dhe atij i është ofruar një projekt joshës. /Telegrafi/