Këngëtarja Rina Balaj e ka lansuar bashkëpunimin e ri muzikor me Sin Boy që mban titullin “Gigi”.
Dueti është kompletuar nga ana vizuale, ndërsa për videoklipin është kujdesur produksioni Filmnation.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet Rina dhe ylli i muzikës RnB nga Athina.
Ndërsa për muzikës, krahas producentëve ZzapnChriss, janë angazhuar edhe Paco dhe Sin Boy.
Kujtojmë që Rina e pati shpërthimin e saj në skenën shqiptare me duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.
Ajo vazhdoi me këngët e suksesshme që u pëlqyen dhe u pritën shumë mirë nga fansat e muzikës së saj.
“Ashiqare” (që numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube) dhe “Mami” (që numëron mbi katër milionë shikime në YouTube) janë këngët tjera të pëlqyera të Rinës gjatë kësaj vere. /Telegrafi/