Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ai ka publikuar një imazh nga xhirimet e klipit, gjersa u ka parashtruar një pyetje ndjekësve.
“Kush e gjen me kë është bashkëpunim?”, ka shkruar ai.
Aludimet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet, ndërsa të shumtë kanë theksuar se po vjen në bashkëpunim me Agon Amigën.
Sido që të jetë, projekti besohet se do pritet mirë nga publiku pasi Getoar Selimi (emri i vërtetë) ka zënë një vend të veçantë në estradë prej shumë vitesh.
I njëjti vetëm një muaj më parë solli projektin e ri “Para Para” në bashkëpunim me Majk dhe Ermal Fejzullahun. /Telegrafi/