Site icon Telegrafi

Ghetto Geasy dhe Majk të premten sjellin këngën e re

Ka kohë që Ghetto Geasy dhe Majk kanë bërë paralajmërimin e një projekti të ri muzikor.

Ndonëse nuk zbuluan më shumë detaje, ata sollën vetëm një fotografi nga xhirimet e videoklipit.

Megjithatë, ditën e sotme (e mërkurë) dyshja e famshme kanë ndarë fotografi në rrjete sociale dhe njoftojnë se bashkëpunimi i radhës i tyre do të lansohet të premten (22 prill).

“Të premten”, ka qenë përshkrimi që yjet e hip hopit kanë vënë përkrah postimeve që publikuan në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet që edhe kjo këngë e tyre do të jetë një hit, marrë parasysh që numërojnë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

E fundit e tyre mbetet “Mëktati jem”, të cilën e publikuan në tetor të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn.

Dueti i lartpërmendur deri më tani ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version