Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë marrë së fundmi pjesë bashkarisht në javën e Modës në Milano.
Dyshja janë dukur mjaft bukur dhe tejet elegantë, teksa janë paraqitur në një prej ditëve të ngjarjes, e cila mbledh të gjithë të apasionuarit e modës në një vend.
Teksa Marina është dukur një damë e vërtetë e veshur me një fustan ngjyrë vishnje, jo më pak elegant është dukur edhe bashkëshorti i saj.
Reperi Getoar Selimi ishte veshur me një kostum të kaltër mjaft elegant, të hapur te pjesa e gjoksit.
Kostumin ai e kishte kombinuar me një palë këpucë elegante ngjyrë kafe, teksa bashkë me Marinën merrnin pjesë në sfilatën e “Elisabetta Franchi”.
Ndërsa si aksesor, reperi kishte vendosur një kapele të kaltër në kokë, rrethi i së cilës karakterizohej me ngjyrat e ylberit.
Nuk dihet nëse kjo kapele shumëngjyrëshe ka qenë një shenjë ndërgjegjësimi me komunitetin LGBT+, megjithatë është e sigurt që reperi nuk është shfaqur kurrë me kaq shumë ngjyra më parë. /Telegrafi/