Prej disa ditësh banorët e Big Brother VIP Kosova janë përballur me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.
Në shtëpinë e famshme kanë hyrë persona të ndryshëm ndaj të cilëve ata nuk duhej të reagonin.
I pari që nisi këtë sfidë ishte reperi Getinjo që u rikthyen BBVK i maskuar si personazhi i “Spiderman”.
Reperi krijojë situata të ndryshme madje edhe bëri rrëmujë gjërat e tyre, megjithatë u ‘injorua’ nga banorët.
Por, sonte (e premte) gjatë spektaklit ai më në fund hoqi maskën dhe zbuloi që ai fshihej prapa kostumit të ‘super-heroit’ të famshëm.
Kjo ishte edhe një befasi për partneren tij Vivien e cila u lumturua dhe i dhuroi puthje dhe përqafime të shumta reperit nga Ferizaj.
Getinjo që ishte banori i Big Brother VIP Kosova për disa javë krijojë një lidhje dashurie me Vivien, e cila po vazhdon akoma rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme.
Kujtojmë që reperi vendosi që të largohej nga BBVK duke thënë se nuk ka pasur qëllim që të futet në një format të tillë për të fituar çmimin e madh, por të iu tregoj njerëzve se çfarë personi është ai, pasi këtë nuk ka mundur ta shfaq përmes muzikës së tij. /Telegrafi/