Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ndodhet për vizitë në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin e Bledit.
Ajo në një postim në Twitter tha se presidenti slloven Borut Pahor paralajmëroi qartë se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë Rusinë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
“Gëzohem që marr pjesë në Forumin e Bledit me ftesë të homologes sime Tanja Fajon…Në hapje, një paralajmërim i qartë i presidentit Pahor: Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë Rusinë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të përshpejtojë pranimin në BE si një masë gjeopolitike”, shkruan Gërvalla. /Telegrafi/
Glad to take part in the @BledStratForum with the invitation of my ?? counterpart Tanja Fajon @tfajon. At the opening, a clear warning of ?? President Pahor: ?? must not let Russia destabilize the Western Balkans and must accelerate EU accession as a geopolitical measure. pic.twitter.com/O4rjpa6WKZ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) August 30, 2022