Site icon Telegrafi

Georgina tregon se kur ajo dhe Ronaldo u njohën për herë të parë

Georgina Rodriguez ka deklaruar së fundmi se ajo dhe Cristiano Ronaldo u njoftuan për herë të parë gjatë verës së vitit 2016.

Këtë informacion ajo e dha gjatë një videoje të publikuar në YouTube, ku ishte i pranishëm edhe ylli portugez.

Duke qenë se kjo pyetje e njëjtë iu shtrua të dyve, Georgina ishte ajo e cila pati informacionin e saktë.

 

Videoja me pyetje-përgjigje u publikua në kanalin shumë të ndjekur të yllit portugez, që theu rekorde me abonime që nga fillimi.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, çifti gjithashtu kanë ndarë edhe detaje të tjera, e sidomos të jetës së tyre personale.

Ronaldo dhe janë një çift tejet i komentuar dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në publik. /Telegrafi/

Exit mobile version