Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen në Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite duke u shfaqur me një abaja tradicionale në ngjyrën e flamurit.
Partnerja e Cristiano Ronaldos u pa këtë javë duke bërë blerje në dyqanin e markës saudite të parfumeve, Laverne, në Riad, e veshur me një abaja të gjelbër.
Abaja është një veshje e thjeshtë, e lirshme, në thelb një fustan i ngjashëm me mantelin, i veshur nga disa femra në pjesë të botës myslimane. Abaja mbulon të gjithë trupin përveç kokës (ndonjëherë), këmbëve dhe duarve.
Është e zakonshme që abaja të vishet në raste të veçanta, siç janë vizitat në xhami, festimet e festave islame (Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin) dhe gjithashtu gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Veshja tradicionale mund të kombinohet me mbulesat islame.
Georgina nuk është i panjohur për markën e përmendur të parfumeve, Laverne, duke pasur parasysh se në fillim të këtij viti bashkëpunuan në një fushatë për aromën ‘Blue Laverne’.
“Ndihem shumë e sigurt në këtë vend dhe i vlerësoj vërtet vlerat e familjare. U ndjeva shumë me fat që munda të lidhem me këtë parajsë në Tokë. Fuqia dhe magjia në shkretëtirën saudite është e pabesueshme”, kishte thënë me atë rast.
Në nder të Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite, modelja mori gjithashtu flamurin saudit si shenjë respekti në festimin e 93-vjetorit kombëtar të vendit. /Telegrafi/
@_flaunts_ Saudi national day 🇸🇦❤️ #cristianoronaldo #georginarodriguez #paratiii #paparazzi #foryoupage #fyp