Ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar ndihmë nga personat që e kanë kaluar coronavirusin, për të siguruar plazmë të gjakut për babain e tij.
Cakaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ndihmuesit e mundshëm duhet të kenë mbi 50 antitrupa.
Ai luti të gjithë ata që kaën vullnetin të ndihmojnë që të lajmërohen në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
I shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!
Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!
Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë. /Telegrafi/