Site icon Telegrafi

Genoa 0-2 Inter, nota e Behramit dhe të tjerëve

Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.  

Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy rezultateve negative radhazi në kampionat, pasi pas barazimit me Lazion dhe humbjen ndaj Milanit, kanë mposhtur Genoan.

Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes i shënuan Romelu Lukaku (64’) dhe Danilo D’Ambrosio (79’).

Lexo po ashtu Interi këndellet me një fitore në udhëtim te Genoa

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi italian, D’Ambrosio, i cili u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Eldor Shomurodov që u vlerësua me notë 5.8.

Deri në minutën e 61-të në këtë ndeshje luajtur edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.4.

Genoa:

Inter:

/Telegrafi/

Exit mobile version