Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin spanjoll, SH.T. Hose Luis Lozano Garsia, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit të RMV-së.
Gashi, theksojnë nga atje, u shpreh i kënaqur për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë e merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian.
“Themelimi i vazhdueshëm i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Spanjës kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dy vendeve tona.
Po ashtu, Gashi falënderoi për Programin e Trajnimit Profesional për nëpunësit e Kuvendit tonë në Parlamentin e Spanjës, i cili organizohet çdo vit.
Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare, të cilat përvojat spanjolle do t’i bartin te deputetët tanë, por edhe në nivelin më të lartë – te kryetarët e parlamenteve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/