Site icon Telegrafi

Gashi: Arbitrazhi, zgjidhje për demarkacionin

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur që ditën e enjte çështja e demarkacionit nuk do të jetë pjesë e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje Gashi ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me raportin e komisionit shtetëror, njëherit ka thënë se gjatë procesit të demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka pasur mungesë të theksuar të transparencës.

“Mënyra se si është bërë matja, ka pasur mungesë të transparencës dhe ka krijuar bindjen që si proces nuk është i saktë. Ka pasur mungesë të transparencës prej komisionit shtetëror, atyre që kanë formuar këtë komision, mënyra si ka punuar komisioni, mënyra si ka ardhur deri tek nënshkrimi dhe çka ka ndodh pas nënshkrimit”, ka thënë Gashi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Zgjidhjen e këtij problemi deputeti nga LDK-ja e sheh përmes një arbitrazhi ndërkombëtar, apo në mes të Kosovës dhe Malit te Zi

“Mendoj se klasa politike duhet të jetë me kreative dhe proaktive. Mendoj që duhet të ketë një zgjidhje kreative dhe ajo do të ishte arbitrazhi në mes të Kosovës dhe Malit te Zi. Përderisa Mali i Zi, Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare pretendojnë që kanë fakte që vija është në rregull, pse nuk ndodhë që këto tre palë me kërkesë të dakorduar ta dërgojnë çështjen në arbitrazh ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë që bindjet e tij i ka krijuar përmes hulumtimeve të tija edhe në terren, përderisa ka theksuar që për herë të fundit këtë çështje njëkohësisht bindjet e tija, i ka diskutuar me Kryeministrin Mustafa në tetor të vitit të kaluar. /Klan Kosova/

Exit mobile version