Me gjithë polemikat dhe kritikat që gjeneron, Topi i Artë mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror dhe gara për të fituar çmimin e vitit 2022 po vazhdon të jetë e nxehtë.
France Football njoftoi në mars se rregullat për votimin në çmimin presitigjioz kanë ndryshuar, me kryesorja që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik.
Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, e cila do të nisë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit dhe në vend të kësaj do të gjykohen kur të fillojë votimi për Topin e Artë të vitit 2023.
Rëndësia që u jepet trofeve (rasti i Jorginhos) është larguar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë trofe, raporton Goal.com.
Me gjithë këtë në mendje, dhe me kampionin në fuqi Lionel Messin në gjueti për një Top të tetë të Artë, kush mban më shumë përparësi në betejën e sivjetme për Topin e Artë teksa ajo hyn në muajt e fundit të saj?
Lista e plotë që përditësohet nga Goal.com javë pas jave:
20# Erling Haaland (Borussia Dortmund)
Hera e fundit: vendi i 19-të
Në 2021-22: 31 gola, tetë asistime.
Tashmë janë pesë ndeshje në Bundesligë pa gola për Haaland që nga kthimi i tij nga lëndimi, me sezonin e tij në rrezik të mbylljes me diçka të keqe.
Megjithatë, ai nuk ka gjasa të jetë në garën për Topin e Artë, duke pasur parasysh ato çështje të fitnesit dhe fushatën dërrmuese të Dortmundit.
19# Pedri (Barcelona)
Herën e fundit: I ri në listë
Në 2021-22: Pesë gola, një asistim.
Ai mund të ketë luajtur vetëm 20 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, por nëse Pedri ruan formën e tij aktuale dhe ndihmon në udhëheqjen e Barcelonës drejt një triumfi të Ligës së Evropës, atëherë paragjykimet e fundit mund ta bëjnë atë të fitojë një vend në listën e ngushtë për Topin e Artë, viti i dytë me radhë.
Sigurisht, aktualisht ka vetëm disa mesfushorë të tjerë që luajnë në nivelin e adoleshentëve, me golat e tij të fundit kundër Sevillas dhe Levantes janë të cilësisë më të lartë.
18# Son Heung-min (Tottenham)
Herën e fundit: I ri në listë
Në 2021-22: 22 gola, tetë asistime.
Nëse vështiësitë e Mohamed Salah para portës vazhdojnë, ekziston një shans i vërtetë që Son të mund të rrëmbejë Këpucën e Artë të Ligës Premier.
Pas hat-trick-ut të tij kundër Aston Villas, reprezenutesi i Koresë së Jugut tani është vetëm tre gola pas Salah.
17# Harry Kane (Tottenham)
Herën e fundit: I ri në listë
Në 2021-22: 33 gola, 10 asistime.
Edhe pas fillimit të tij të ngadaltë të sezonit, Kane është përsëri në rrugën e duhur për të shënuar 40 gola për klubin dhe kombëtaren në 2021-2022.
Janë aftësitë e tij sulmuese ato që kanë shkuar në një nivel tjetër gjatë sezonit, megjithatë, ka ende shumë punë para vetës për të hyrë në podium.
16# Thomas Muller (Bayern Munich)
Hera e fundit: 13
Në 2021-22: 16 gola, 25 asistime. Fitoi DFB-Superkup.
Muller nuk mundi ta ndihmonte Bayernin në ndeshjen e parë kundër Villarrealit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, me formën e bavarezëve si mysafirë në kompeticion me siguri tani një shqetësim dhe ende nuk dihet nëse mund të kalojnë në katër të fundit.
15# Christopher Nkunku (RB Leipzig)
Hera e fundit: 15
Në 2021-22: 28 gola, 18 asistime.
Një javë tjetër, një tjetër gol dhe asistim për Nkunku, i cili vazhdon të krijojë një nga edicionet më të mira individuale që Bundesliga ka parë jashtë lojtarëve të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
14# Riyad Mahrez (Manchester City)
Hera e fundit: 8
Në 2021-22: 27 gola, nëntë asistime.
Sa i kushtueshëm do të jetë huqja e fundit e Mahrez kundër Liverpoolit?
Golashënuesi më i mirë i Man City shkëlqeu në pothuajse në të gjitha ndeshjet kur iu dha shansi, përveç të dielën kur upërballën me Liverpoolin, dhe ai tani duhet të shpresojë se kjo nuk do të konsiderohet si një gabim i kushtueshëm.
13# Joao Cancelo (Manchester City)
Herën e fundit: I ri në listë
Në 2021-22: Tre gola, 10 asistime, 22 herë ka mbajtur portën e paprekur.
Ka shumë pak lojtarë që mund të pretendojnë se janë një nga më të mirët në botë në dy pozicione të ndryshme, por Cancelo sigurisht që mundet kur bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë dhe të majtën.
Reprezentuesi portugez ishte sensacional për Man City në barazimin e tyre me Liverpoolin, duke ofruar një asistim të shkëlqyer për Gabriel Jesus ndërsa mbrohej në mënyrë stoike kundër Mohamed Salah.
12# Diogo Jota (Liverpool)
Hera e fundit: 11
Në 2021-22: 23 gola, gjashtë asistime. Fitoi Carabao Cup.
Jota shtoi një tjetër gol në shifrën e tij gjithnjë në rritje të dielën, duke justifikuar vendimin e Jurgen Klopp për ta startuar kundër Manchester Cityt.
Me Mohamed Salah që ka parë rënien e formës së tij, Jota është rritur në mënyrë të shkëlqyer për të shënuar disa gola vendimtarë për Liverpoolin në javët e fundit.
11# Bernardo Silva (Manchester City)
Hera e fundit: 7
Në 2021-22: 11 gola, tetë asistime.
Ndërsa Bernardo vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera për Man Cityn, fakti që ai po e bën këtë, ndërsa të tjerët pranojnë lavdërimet për sa i përket golave dhe asistimeve do të thotë se ai ka të ngjarë të jetë jashtë sfiduesve të vërtetë në llogaritjen përfundimtare të Topit të Artë.
10# Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Hera e fundit: 10
Në 2021-22: Dy gola, 21 asistime, 20 porta të paprekura. Fitoi Carabao Cup.
Ndërsa pyetjet mbeten ende mbi aftësitë e tij mbrojtëse, Alexander-Arnold tregoi sërish këtë javë pse ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të Evropës.
Gama e pasimeve të yllit të Liverpool kundër Benficas ishte magjepsëse, përpara se ai të jepte një asistim të shkëlqyer për Diogo Jotan për të shënuar kundër Manchester Cityt.
9# Phil Foden (Manchester City)
Hera e fundit: 16
Në 2021-22: 11 gola, 13 asistime.
Nëse Manchester City vazhdon të fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve, atëherë 20-minuta e Fodenit kundër Atletico Madridit do të konsiderohen si një nga shfaqjet më të rëndësishme të sezonit.
Reprezentuesi anglez siguroi shkëndijën që i nevojitej Cityt për të thyer mbrojtjen e Diego Simeones, duke ofruar një asistim madhështor, ndërkohë që pothuajse shënoi gola të mëtejshëm në fazat e mbylljes.
8# Vinicius Junior (Real Madrid)
Hera e fundit: 9
Në 2021-22: 17 gola, 15 asistime. Fitoi Superkupën e Spanjës.
Një shkëlqim absolut për të majtën madrilene, Vinicius i tregoi sërish botës se sa shumë është përmirësuar gjatë 12 muajve të fundit me performancën e tij kundër Chelseat.
Asistimi i tij madhështor për golin e parë të Karim Benzemas ishte pika më e rëndësishme e paraqitjes së tij, dhe ai do të mbështetet sërish tek ai për të krijuar raste në ndeshjen e dytë.
7# Kevin De Bruyne (Manchester City)
Hera e fundit: 14
Në 2021-22: 15 gola, 12 asistime.
Gjashtë gola në po aq ndeshje tani për De Bruyne, i cili po tregon edhe një herë pse shumë besojnë se është mesfushori më i mirë në futbollin botëror.
Ylli belg shënoi golat e parë shumë të rëndësishëm kundër Atletico Madridit dhe Liverpoolit gjatë javës së kaluar, dhe mund të futet në garë për Topin e Artë nëse Man City fiton tripletën.
6# Sadio Mane (Liverpool)
Hera e fundit: 6
Në 2021-22: 22 gola, katër asistime. Fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Kupën Carabao.
Ai nuk merr të gjitha lëvdatat, por Mane ishte përsëri në vendin e duhur në kohën e duhur për Liverpoolin gjatë javës së kaluar, duke shënuar kundër Benficas dhe Man Cityt.
Se sa vendimtare do të jetë goli i barazimit të tij në Etihad Stadium në garën për titull në Ligën Premier, vetëm koha do ta tregojë.
5# Luka Modric (Real Madrid)
Hera e fundit: 5
Në 2021-22 : Gjashtë gola, 10 asistime. Fitoi Superkupën e Spanjës.
Modric krijoi një tjetër asistim të mrekullueshëm për Karim Benzeman kundër Chelseat, teksa fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 bëri sërish përshtypje në Ligën e Kampionëve.
Rëndësia e tij për skuadrën e Carlo Ancelottit u ilustrua më tej nga lënia e tij në stol për fitoren e së shtunës ndaj Getafes, me Los Blancos të prirur për të mbajtur të freskët mesfushorin e tyre përpara ndeshjes së kthimit të së martës me kampionët në fuqi të Evropës.
4# Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
Hera e fundit: 4
Në 2021-22: 40 gola, 27 asistime. Fitoi Ligën e Kombeve.
Pavarësisht nëse Kylian Mbappe do të largohet apo jo nga Paris Saint-Germain këtë verë, ai me siguri duket i gatshëm ta mbyllë sezonin me një vëmendje të madhe rreth vetës.
Sulmuesi francez ka grumbulluar 10 gola direkt në dy ndeshjet e tij të fundit, dhe megjithëse kundërshtarët nuk kanë qenë më të fortët.
3# Mohamed Salah (Liverpool)
Hera e fundit: 3
Në 2021-22: 30 gola, 15 asistime. Fitoi Carabao Cup.
Pritja e Salah për golin e parë nga loja e hapur që nga mesi i shkurtit vazhdon, megjithëse asistimi i tij për golin e Sadio Mane kundër Manchester Cityt sugjeroi se klasi i tij i padyshimtë nuk ka shkuar askund.
2# Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Herën e fundit: 1
Në 2021-22: 52 gola, tetë asistime. Fitoi DFL-Superkup.
Lewandowski do të duhet të shënojë më shumë gola që Bayern të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi u bllokua nga Villarreal në ndeshjen e parë çerekfinale në Spanjë.
1# Karim Benzema (Real Madrid)
Hera e fundit: 2
Në 2021-22: 40 gola, 13 asistime. Fitoi Ligën e Kombeve & Superkupën e Spanjës.
Jo që nga Zinedine Zidane në vitin 1998, një francez nuk ka fituar çmimin prestigjioz të France Football, por Benzema e ka vendosur veten fort në garën për çmimin e vitit 2022. /Telegrafi/