Site icon Telegrafi

Gara bizare e rrëzimit të shputave të këmbëve, realizohet për një qëllim të mirë shëndetësor (Video)

CHONGQING, CHINA - JULY 11: People compete in a toe wrestling competition at a water park on July 11, 2018 in Chongqing, China. (Photo by VCG)

Pronarët e një pishine në Chongqing të Kinës, befasuan me një garë bizare, ku pjesëmarrësit duhet t’ia rrëzojnë tjetrit shputën e këmbës.

Të kapur për gishtat e mëdhenj, rreth 40 çifte u bënë pjesë e lojës, të cilën dikush e kreu me shumë seriozitet, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kishte edhe të tillë, që bënë me hile duke i hedhur kundërshtarit ujë në fytyrë për ta shqetësuar. Mirëpo, kjo që duket si një lojë e kotë, ka një qëllim të mirë shëndetësor.

“Klientët tanë, kanë shumë probleme me ngërçet në këmbë, andaj menduam se lojë do t’ju çlironte muskujt”, kanë thënë zyrtarët e pishinës.

Fituesve të garës, iu është dhënë nga një biletë pishine falas, teksa është thënë se kjo formë efikase e ushtrimeve do të praktikohet dhe në të ardhmen. /Telegrafi/

https://youtu.be/JOOkG9l0lfA

Exit mobile version