ronditje e madhe te Trepça ’89 para ndeshjes së fundit të këtij stinori përballë Llapit.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht përmes burimeve pranë klubit mitrovicas se Gani Sejdiu është larguar nga 89-shi.
Sejdiu nuk ka udhëtuar fare me ekipin kampion drejt Podujevës.
Skuadra do të drejtohet sot nga Sabit Osmani. Ky i fundit kishte drejtuar skuadrën edhe para ardhjes së Sejdiut.
Gazeta mëson se marrëveshja mes Sejdiut dhe Trepçës ’89 ka qenë vetëm deri në ndeshjen me Feronikelin.
Mirëpo, FFK e ka zgjatur stinorin edhe për një ndeshje.
Mbetet të shihet se si do ta menaxhojë këtë situatë të komplikuar 89-shi.