Përgatiti: Pajtim Raci
(veshja, grimi, flokët)
tel. 049 203 405
Model: Kadrie Canolli
Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes. Ajo që e keni të veshur dërgon porosi të rëndësishme për ju, andaj përpiquni rreth zgjedhjes e veshjes që në takimin e parë me disenjatorin.
Bëhuni gati për sezonin me plot llojllojshmëri mode!
2. Duart e holla, të lëshuara apo të trasha – natyrisht që ka zgjedhje më të mirë të fustaneve me mëngë të gjata. Gjë e mirë është që të zgjidhen fustane me mëngë të pazakonshme. Ngjashëm mund të arrini sukses nëse në fustan pa mëngë shtoni shallin apo “bolero”.
3. Nëse jeni trupshkurtër, zgjedhje e mirë për ju janë fustanet elegante pa rrudha të tepërta apo pa disa elemente “të bukura”. Fustani njëngjyrësh do të theksojë figurën tënde. Vendosni për fustane të kadifenjtë dhe fustane me materiale të buta.
4. Nëse duhet të vishni numra të mëdhenj, zgjidhni fustan të thjeshtë, aq më parë me ngjyrë më të errët. Fustani ngjyrë të zezë është zgjedhja më e mirë, femrat që veshin fustane të këtilla duken më të dobëta. Krahas kësaj, nëse fustani nuk është i shkurtër, do t’ju tregojë më të gjatë dhe do të dukeni super.
6. Për ato femra që kanë krahë të gjerë, zgjedhja më e mirë janë fustanet pa supore. Nuk duhet të zgjidhni fustanin i cili do t’ju mbulojë, por atë i cili do t’i theksojë disa pjesë të tjera, apo fustani i cili në vete ka ndonjë detaj të theksuar. Natyrisht, shmangni mëngët me rrudha dhe suporet.
7. Nëse nuk keni bel, problemi do të zgjidhet nëse zgjidhni fustanin i cili është i prerë më ulët apo më lart nga beli. Aq më parë nëse është në dy nuanca apo i kombinuar me dy materiale.
9. Nëse keni gjoks të vogël – shumica e fustaneve solemne më mirë u rrinë femrave me gjoks të vogël, kështu që ato pikërisht nuk kanë kurrfarë problemesh me rastin e zgjedhjes së fustaneve. Mirëpo, nëse dëshironi që në mënyrë optike ta zmadhoni gjoksin, zgjidhni fustanin i cili në atë pjesë ka vëllim të ngjashëm me timonin, të stolive e ngjashëm.
10. Nëse jeni tepër e dobët dhe nuk keni forma femërore, ato do t’i arrini me ngjyra vezulluese dhe me mostra ngjyrë të errëta. Detajet ekstra janë mëngët me rrudha, fundi i gjerë etj. Shmanguni materialeve të cilat ngjiten për trupi, si edhe fustaneve të cilat zbulojnë më tepër seç duhet.