Telegrafi

Fustani nga “H&M” i Michelle Obama, hit i vërtetë

Michelle Obama është e pranishme në media që në fillim të zgjedhjeve presidenciale, pikërisht për këtë është e rëndësishme të duket elegante dhe gjithmonë e rregulluar.

Që ta arrijë këtë, Michelle bashkëpunon me një ekip të tërë ekspertësh të parukierëve, stilistëve, e deri te njerëzit të obliguar për shoping. Puna e tyre është më shumë se e rëndësishme, sepse publiku nuk ka problem ta kritikojë atë që nuk i pëlqen. Por, edhe të kundërtën.

Përkatësisht, para një kohë të shkurtër Michelle u paraqit në televizion me fustan nga “H&M”, që për një moment u zhduk nga dyqanet dhe u bë hit i vërtetë.

Ekipi i ëndrrave është i përbërë nga stilist të modës, grua e obliguar për shoping, stilist, grimer dhe trajner personal. Të gjithë pajtoheni se është shumë mirë të punohet me Michelle, e cila di çfarë do saktësisht në çdo moment.

Ajo e ka ruajtur stilin e saj, mban veshje klasike dhe jo të shtrenjtë, të pasur me shtesa të modës. Grimi gjithashtu është klasik, kombinim i dy ngjyrave neutrale që i përshtaten viteve të Michellit. Ndërsa për dukjen është i obliguar trajneri i saj personal, i cili punon çdo ditë me të dhe me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/