Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Primo Shllaku
Nën nji dritë të zbehtë
vrapon, vallzon e përdridhet pa shkak
Jeta, e paturpshmja, gërthitsja.
Porse, ndërkaq kur n’horizont
ngjitet epsharakja natë,
tue fashitë gjithçka, deri urinë,
tue shlye gjithçka, deri turpin,
Poeti thotë me vete: “Ma në fund!
Shpirti dhe eshtnat e mi
kërkojnë me çdo kusht pushimin.
E zemrën plot me andrra mortore
Kam me u shtrî në shpinë
e me u rrokullisë në palat tueja,
o freskuese errësina.”