Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin III.
Gjeneral Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.
Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës.
Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, ri-konfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Telegrafi/