Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Stërvitja “Dynamic Front 24”që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e altilerisë dhe mbështetjes me zjarr”.
“Ushtarakët e FSK-së, patën mundësinë që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah forcave partnere nga SHBA dhe Turqia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ndërsa ditë më parë, Kontigjenti i Forcës Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”
Në njoftimin e bërë për media thuhet se tashmë pjesëtarët e këtij kontigjenti janë kthyer në Kosovë.
Ushtrimi ishte i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta./Telegrafi/