KRU “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar, se gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit do t’ua sanojnë dëmtimin e gypit dhe rregullimin e valvulës, pavarësisht që ka qenë përgjegjësi e vet konsumatorëve që të merren me rregullimin e kësaj gjendje.
Sipas një njoftimit nga kjo kompani, ky sanim po bëhet për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar janë ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm qe afër dy muaj, jo për shkak të shkyçjes nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesës së shërbimeve, por për shkak të dëmtimit të valvulës dhe gypit kryesor.
“Dëmtimi është shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka pas rrjedhje të konsiderueshme të ujit të pijshëm, me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për konsumatorët e fshatrave në fjalë”, njofton ujësjellësi.
KRU “Prishtina” është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim dhe u bën thirrje të gjithë konsumatorëve përfshirë edhe konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar, që:
Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet, sepse ato po bëhen më intensive çdo ditë e më shumë, dhe secili konsumatorë individualisht obligohet të nënshkruajë kontratë për shërbimet me ujësjellësin e Prishtinës, në të kundërtën, Ligji nuk i njeh si konsumatorë.
Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, si dhe faturat mujore.
Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, sepse është detyrim Ligjor.
KRU “Prishtina” do t’i intensifikon aktivitetet që, borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes Përmbaruesve Privat. /Telegrafi/