Shoqata qytetare ”Frodem” ka reaguar për tentimin e kthimit të mundësisë së faljes së të dënuarve për parregullsi zgjedhore, duke e konsideruar si suspendim të rendit kushtetues, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, ky akt antishtetëror do të thotë edhe suspendim i një pjese thelbësore të Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilin është dakorduar mënyra se si të dilet nga krita politike e rëndë e vendit.
”Frodem” thërret MPB-në, prokurorinë speciale dhe atë të rregullt, që të verifikojnë indikacionet, nëse ky akti i pesë gjykatësve është rezultat i trysnisë, ose pasojë e veprave penale të lidhura me akuzat për falsifikime të zgjedhjeve dhe veprave tjera penale, duke theksuar she qytetarët janë ata që vendosin, se sovraniteti del dhe u takon qytetarëve, dhe se qeverisjen e japin dhe marrin qytetarët./Telegrafi/