France Football ka zbuluar “Formacionin e Ëndrrave”, pasi ceremonia për Topin e Artë nuk do të mbahet.
Mediumi francez që është nikoqir i çmimit më të madh individual për një lojtar, vendosi që ky vit të mos e ketë futbollistin më të mirë, shkaku që pandemia me coronavirus ndërpreu futbollin për më shumë se tre muaj.
Kështu, France Football do të përzgjedh formacionin e ëndrrave, aty ku kanë marrë pjesë 14 gazetarë sportivë nga e mbarë bota.
Formacioni më i mirë i ëndrrave do të jetë në sistemin 3-4-3:
Portier: Lev Yachine
Mbrojtës: Paolo Maldini, Franz Beckenbauer, Cafu.
Mesfushorë: Lothar Mathaus, Xavi Hernandez (të dy si mesfushorë defanziv), Diego Maradona dhe Pele (të dy si mesfushorë ofanziv)
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Ronaldo Nazario. /Telegrafi/
⭐After the votes of 140 journalists from all around the world, here is the #BOdreamteam with 11 best players of all time ! ⭐ pic.twitter.com/FsKAoSyGZL
— Ballon d'Or (@ballondor) December 14, 2020