Franca pritet të ketë një dukje ngazëlluese në Kampionatin e ardhshëm Botëror, në vitin 2026.
Të zgjedhurit e Didier Deschamps e humbën me penallti finalen në ‘Katar 2022’ në sfidën e 18 dhjetorit ndaj Argjentinës.
Raportohet se Zinedine Zidane është favorit për të udhëhequr ekipin e ri të yjeve në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Karim Benzema veçmë është pensionuar nga përfaqësuesja, ndërsa deri atëherë, pritet të largohen edhe emra, si Hugo Lloris, Raphael Varane, Antoine Griezmann e Olivier Giroud. Në anën tjetër, futbollistë, si Jules Kounde e Ousmane Dembele do të duhet të luftojnë për ta ruajtur vendin e tyre në skuadër.
SunSport ka bërë një analizë se si mund të duket përfaqësuesja e Francës në Kampionatin Botëror 2026:
Portier: Mike Maignan (AC Milan), 27 vjeçar
Mbrojtës i djathtë: Benjamin Pavard (Bayern Munich), 26 vjeçar
Qendërmbrojtës: Ibrahima Konate (Liverpool), 23 vjeçar
Qendërmbrojtës: William Saliba (Arsenal), 21 vjeçar
Mbrojtës i majtë: Theo Hernandez (AC Milan), 25 vjeçar
Mesfushor qendror: Aurelien Tchouameni (Real Madrid), 22 vjeçar
Mesfushor qendror: Eduardo Camavinga (Real Madrid), 20 vjeçar
Anësor i djathtë: Randal Kolo Muani (Eintracht Frankfurt), 24 vjeçar
Mesfushor ofensiv: Christopher Nkunku (RB Leipzig), 25 vjeçar
Anësor i majtë: Marcus Thuram (Borussia Monchengladbach), 25 vjeçar
Sulmues: Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), 23 vjeçar
/Telegrafi/