Site icon Telegrafi

Fotoreporteri rrezikon të humbasë syrin, pasi goditet nga bombola e gazit e policisë në Francë

Një fotoreporter mund të humbte syrin pasi u godit në fytyrë nga një bombolë gazi gjatë protestave të dhunshme në Francë.

Fotografitë tregojnë se gazetari i agjencisë turke të shtypit Anadolu, Mustafa Yalgin është i mbuluar me fashë, me gjak që i del nga syri, transmeton Telegrafi.

Maska e tij e fytyrës u copëtua nga një bombolë gazi lotsjellës e nisur nga policia franceze gjatë një demonstrate dje.

Ai u dërgua në një spital aty pranë, me reporterë në vendngjarje që pretendojnë se ka të ngjarë që ai do të humbasë syrin si rezultat i goditjes. /Telegrafi/

Exit mobile version