Dorëheqja e Minsitrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe emrimi i minsitrit të ri, pastaj shiu i shumëpritur në kryeqytet, pas vapës përcëlluese si dhe rrëmuja në rrugët e kryeqytetit, kanë qenë momentet të cilat janë regjstruar nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.
Gjatë kësaj jave në Ministrinë e Mbrojtjes, pati lëvizje pasi ministri Armend Mehaj dha dorëheqje duke u zëvendësuar nga Ejup Maqedonci, por nuk munguan as protestat.
Pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti emëroi ministrin e ri, Ejup Maqedoncin.
Punëtorët e sigurimit fizik, të cilët vite më parë ishin pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të martën kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.
Në kryeqytet erdhi edhe shiu dhe freskia, pas temperaturave të larta.
Gjithashtu edhe komunikacioni i rënduar vazhdon të jetë problematike sidomos për kryeqytetin.