Site icon Telegrafi

Fotografia e fundit e stjuardesës që mbeti e vdekur pas rrëzimit të aeroplanit të Prigozhinit, ishte ankuar për vonesa dhe se fluturakja po “riparohej”

Stjuardesa në bordin e aeroplanit që u rrëzua të mërkurën ku mbeti i vrarë kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin kishte folur me familjen e saj para nisjes.

Kristina Raspopova, 39-vjeçare i kishte thënë familjes se kishte vonesa të pashpjegueshme dhe se aeroplani ishte duke “u riparuar” para nisjes, transmeton Telegrafi.

 

Raspopova, Prigozhin dhe tetë persona të tjerë u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit privat në rajonin Tver të Rusisë.

Ajo kishte publikuar madje edhe një foto duke pritur në kafenenë e aeroportit, që thuhet të jetë edhe fotografia e fundit që ajo kishte postuar.

“Ajo tha se ishte në Moskë, do të udhëtonte jashtë, sot ose nesër”, tha një familjar i saj.

Vonesat sipas familjares së saj kishin ndodhur me ditë të tëra.

“Ata po prisnin urdhrin që aeroplani të nisej”. /Telegrafi/

Exit mobile version