Site icon Telegrafi

Pamje e rrallë e Azem Galicës (Foto)

Në internet po qarkullon një foto që thuhet të jetë e vitit 1915, e që mund të jetë ndër të parat të luftëtarit të madh shqiptar, Azem Galica.

Lexo po ashtu Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1914, 1924, 1934… dhe 2014? (Foto/Video)

Galica ishte organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve serbë gjatë viteve 1912 – 1924.

Lexo po ashtu Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video)

Ai vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varri i tij në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra i thellë, mbetet i fshehur 47 vjet, meqë ai kishte kërkuar që serbët të mos e marrin vesh se ai nuk është më gjallë.

Lexo po ashtu Shotë Galica, një Zhan d’Ark shqiptare

Në këtë foto, Galica është në kalë, ndërsa është bërë nga fotografi i njohur, Kel Marubi. /Telegrafi/

Exit mobile version