Telegrafi

Foshnja teshtiu dhe bëri nënën të qeshte – videoja u pa mbi 46 milionë herë

Fëmijët shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme sjellin të qeshura dhe gëzim në jetën e prindërve të tyre me spontanitetin e tyre.

Deklaratat e tyre qesharake dhe veprimet djallëzore janë shpesh surpriza më e ëmbël në jetën e përditshme dhe këtë e vërteton një video virale.

Një video e shpërndarë në TikTok nga Deanna Czabaj e tregon atë duke luajtur me vajzën e saj të vogël.

Mirëpo, në një moment, vogëlushja teshtiu papritur dhe ra nga prehri i nënës së saj.

Por, vajza e vogël është shumë mirë, madje ka qeshur me nënën e saj.

Momenti i thjeshtë, por i ëmbël dhe gazmor kënaqi shumë përdorues të TikTok dhe videoja mblodhi 46.3 milionë shikime dhe 8.5 milionë pëlqime. /Telegrafi/

@deannacz1 Baby sneeze gone wrong #baby #kid #fun #funny #funnybaby #funnyvideo #funnyvideo #babylaugh #fyp #failarmy #failvideo #foryou #laugh #funnyfail ♬ original sound – Deanna