Zlatan Ibrahimovic e Philippe Coutinho janë futur në formacionin e lojtarët që kanë dështuar të tregojnë vetën te Barcelona.
Sulmuesi suedez e kishte filluar mjaftë mirë aventurën te katalunasit, mirëpo problemet me Pep Guardiolan bënë që ai të largohej nga Camp Nou.
Anësori brazilian u transferua me shumë bujë te katalunasit nga Liverpooli, mirëpo nuk arriti të gjente vetën dhe është në huazim te Bayern Munichu deri më 30 qershor.
Barcelona ka një formacion të plotë me transferimet e dështuara ndër vite:
Portier
Richard Dutruel – Pas një sezoni impresionues te Celta Vigo, francezi asnjëherë nuk ia doli të tregojë vetën në “Camp Nou” duke qenë pas Pepe Reinas në skuadër.
Mbrojtja
Martin Caceres – Pritej shumë nga arritja e uruguaianit kur u transferua te Barcelona si 21-vjeçar në vitin 2007, por asnjëherë nuk ia doli të zbuloi vetën për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Dmytro Chgygrnskiy – I kushtoi Barcelonës plotë 25 milionë euro në vitin 2009, mirëpo pas një sezoni u largua.
Thomas Vermaelen – Belgu luajti vetëm një ndeshje në fund të sezonit 2014/15, atëherë kur Barcelona fitoi tripletën. Lëndimet ishin shkaktar që karriera e tij në “Camp Nou” nuk eci në hapat e duhur.
Yerry Mina: Tjetër kolumbian që nuk zgjati te Barcelona ishte Mina, pasi pas gjashtë muajve u shit te Everton.
Mesfusha
Alex Song: Shumica e kontratës së tij me Barcelonën kaloi si huazim te West Ham, derisa ishte transferuar me shumë bujë nga Arsenali.
Andre Gomes: Për portugezin klubi katalunas pagoi 35 milionë euro, por shihet si lojtari më i dobët në dekadën e fundit te Barcelona.
Sulmi
Ricardo Quaresma: 19-vjeçari pritej të zbulonte talentin te Barcelona, por humbi pozitën në formacion nën urdhrat e Frank Rijkaard dhe pas një viti u largua.
Juan Roman Riquelme: Louis van Gaal nuk ishte fans i argjentinasit, pavarësisht talentit të tij. Pas një sezoni u shit te Villareal për 11 milionë euro.
Philippe Coutinho: Barcelona pagoi plotë 160 milionë euro për brazilianin që asnjëherë nuk arriti të tregojë se vlente aq para. Pas 18 muajve u huazua te Bayern Munich, ndërsa nuk dihet nëse gjiganti gjerman do ta mbajë.
Zlatan Ibrahimovic: Barcelona pagoi 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e suedezit, por lidhja jo e mirë me Pep Guardiolen dhe bashkëlojtarët bëri që të huazohet te Milani vetëm pas një sezoni në Camp Nou. /Telegrafi/