Data 30 qershor shënon fundin e një viti futbollistik dhe pikërisht në këtë periudhë caktohet skadimi i kontratave në momentin kur ato nënshkruhen.
Këtë verë, pa kontrata kanë mbetur disa emra të mëdhenj të futbollit botëror – spikasin Lionel Messi e Sergio Ramos, por edhe shumë lojtarë të tjerë.
Një grup tjetër futbollistësh kanë qenë në negociata me klubet përkatëse për rinovimin e tyre, si Paul Pogba e Angel di Maria, që i kanë vazhduar kontratën edhe për sezon.
Ndërkaq, më poshtë jua sjellim formacionin me 11 lojtarët më të mirë të cilëve u kanë skaduar kontratat:
Portier: Gianluigi Donnarumma
Mbrojtës: David Luiz, Sergio Ramos, Giorgio Chiellini, Jerome Boateng
Mesfushorë: Javi Martinez, Juan Mata, Gaston Ramirez
Sulmues: Lionel Messi, Franck Ribery, Stefan Jovetic
/Telegrafi/