Federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave të futbollit (IFFHS) ka zgjedhur formacionin ideal të vitit 2020.
Njëmbëdhjetëshi i zgjedhur dominohet nga lojtarët e Bayern Munichut (që fituan tripletën) dhe Liverpoolit (që triumfuan në Ligën Premier) – pikërisht këto dy skuadra përfaqësohen me shtatë lojtarë: me katër bavarezët dhe me tre Redsat.
La Liga përfaqësohet me dy lojtarë, Lionel Messi (Barcelona) dhe Sergio Ramos (Real Madrid), ndërsa Cristiano Ronaldo (Juventus) është i vetmi nga Serie A.
Portier: Manuel Neuer (Bayern Munich).
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Virgil Van Dijk (Liverpool), Sergio Ramos (Real Madrid), Alphonso Davies (Bayern Munich).
Mesfushorë: Joshua Kimmich (Bayern Munich), Thiago Alcantara (Bayern/Liverpool). Kevin De Bruyne (Manchester City).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Cristiano Ronaldo (Juventus).
Trajner: Hansi Flick (Bayern Munich).
/Telegrafi/