Mund të themi se Serie A nga viti 2010 deri në këto momente ka qenë paksa e mërzitshme.
Arsyeja është që Juventusi e ka fituar tetë herë radhazi titullin e ligës dhe për dallim nga ky sezon, skuadrat nuk kanë arritur ta rivalizojnë.
Dekada kishte filluar mirë për Italinë, pasi Interi fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, por më pas filloi të binte niveli në ligë.
Dy sezonet e fundit kanë qenë më të gjalla për klubet italiane, pasi Nerazzurët janë përforcuar me disa lojtarë dhe Antonio Conte, ndërsa në formë befasuese është edhe Atalanta.
Kur jemi te dekada në Serie A, disa lojtarë kanë qenë dhe janë fantastik me formën e tyre, mirëpo këtu nuk bënë pjesë Cristiano Ronaldo.
Portugezi u transferua para dy vitesh te torinezët, mirëpo nuk ka arritur të jetë në formacionin e dekadës së Juventusit.
Në portë është legjenda Gianluigi Buffon, ndërsa në katërshen e mbrojtjes gjenden: Christian Maggio, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro.
Si mesfushor defanziv i vetmuar është Daniele de Rossi, derisa para tij janë të vendosur Andrea Prilo dhe Radja Nainggolan.
Francesco Totti është mbrapa sulmuesve si Gonzalo Higuain dhe Antonio di Natale, për ta mbyllur kështu formacionin e dekadës në Serie A. /Telegrafi/