Juventusi është nikoqir i Atalantas në Allianz Stadium për ndeshjen e javës së 18-të në Serie A.
Zonja e Vjetër hyn në këtë sfidë, pasi Napoli ia ndërpreu serinë e gjatë të fitoreve, si edhe pas vendimit të federatës për t’ia hequr 15 pikë.
Bianconerët janë zhvendosur në pozitën e dhjetë në tabelë, prandaj duhet të arkëtojnë sa më shumë pikë nëse duan të përfshihen në zonën evropiane.
Në anën tjetër, Atalanta ndodhet në vend të pestë në renditjen tabelare, me pikë të barabarta me Lazion që mban pozitën e katërt.
Strategët Massimiliano Allegri dhe Gian Piero Gasperini kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të startojnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik.
Formacioni startues i Atalantas: Musso; Toloi, Palomino, Scalvini; Hateboer, De Roon, Ederson, Maehle; Lookman, Boga; Hojlund.
👥 Così in campo a Torino!
⚡️ Our line-up to face Juventus!@Plus500 | #JuveAtalanta #SerieA #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/bfJqpTlASi
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) January 22, 2023
/Telegrafi/