Interi është nikoqir i Paramas në Giuseppe Meazza për sfidën e 1/8 së finales në Kupën e Italisë.
Nërazzurrët janë favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale, duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në Serie B.
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Fabio Pecchia i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Interit: Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Correa, Lautaro Martínez
Formacioni startues i Parmas: Buffon; Del Prato, Balogh, Osorio, Valenti; Estevez, Bernabé, Sohm; Benedyczak, Mudo Vázquez, Man
Në çerekfinale, fituesi i kësaj përballjeje do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Atalantas dhe Spezias. /Telegrafi/