Barcelona është nikoqir i Chelseat për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou.
Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1, ashtu që gjithçka do të vendoset në sfidën kthyese.
Katalunasit mund të kualifikohen tutje edhe me një barazim pa gola, si edhe me çfarëdo fitore.
Blutë duhet të shënojnë doemos gol dhe pjesëmarrjen në çerekfinale e sigurojnë me barazim me më shumë se një gol apo me çfarëdo fitore. Barazimi me rezultat 1-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.
🏟 The stage is set!
🔵🔴 #BarçaChelsea pic.twitter.com/gvlRk393xl— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 14, 2018
Do të jetë kjo edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ernesto Valverde dhe Antonio Conte.
Formacioni zyrtar i Barcelonës: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Dembele, Rakitic, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez.
Formacioni zyrtar i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Moses, Fabregas, Kante, Alonso; Wilian, Giroud, Hazard.
/Telegrafi/