Forcat ruse në Krime po gërmojnë llogore të reja përgjatë rrugëve që dërgojnë në rajonin e aneksuar.
Një hartë tregon se si janë rritur fortifikimet në gadishull dhe përgjatë krahut lindor, raporton skynews.
Krimea ishte dikur xhevahiri i Perandorisë Ruse dhe mbetet një territor i rëndësishëm strategjik në Detin e Zi.
Ajo iu dha shtetit ukrainas në vitin 1954 nga kryeministri i atëhershëm rus, Nikita Hrushovi.
Por në vitin 2014, Vladimir Putin aneksoi rajonin në një veprim të dënuar gjerësisht nga bota.
Kur Rusia vitin e kaluar nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i kujdesshëm kur bëhej fjalë për të shprehur publikisht ambiciet për territorin bregdetar.
Por ndërsa lufta ka vazhduar dhe trupat ukrainase kanë siguruar më shumë fitore në fushëbetejë, ai ka qenë më i qartë: Krimea është Ukrainë dhe forcat e tij të armatosura do ta rimarrin atë. /Telegrafi/
Russian forces in occupied Crimea are digging new trenches along the roads leading into the peninsula.
This interactive map shows many of Russia's field fortifications in Ukraine and links each point to satellite imagery: https://t.co/km9lFOldbe pic.twitter.com/EtHSyoaMZn
— Brady Africk (@bradyafr) March 27, 2023