Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka thënë se ka një përmirësim në perspektivën e ekonomisë botërore falë planeve të rimëkëmbjes dhe vaksinimit kundër COVID-19.
Megjithatë Georgieva paralajmëroi për rreziqet e një rimëkëmbjeje të pabarabartë midis vendeve.
“Ne presim një përshpejtim të mëtejshëm të rritjes”, tha Georgieva në një fjalim.
Sidoqoftë, ajo nuk i bëri të ditura parashikimet e reja të vitit 2021 nga FMN, që do të publikohen më 6 prill.
Duke theksuar “pasigurinë jashtëzakonisht të lartë”, ajo përshkroi “një rimëkëmbje me shumë shpejtësi”, me SHBA-në dhe Kinën që nxisin rritjen botërore dhe vendet në zhvillim që mbeten prapa, një rrezik për të ardhmen e ekonomisë botërore. /Telegrafi/