Poezi nga: Nikos Gatsos
Përktheu: Lefter Shomo
Brenda kopshtit tim një çezmë kam hapë
Që dhe zogjtë të potis
Të vish edhe ti mëngjes e darkë
Porsi një e vesës pikë.
Era të ka sjellë kur ra mbrëmja
Zemra kishte psherëtimë
Rrihte zemra thashë: “mirëmbrëma”
Ndërsa ti the: “lamtumirë”.
Folmë ti, pra, fol një herë
S’të kam puthur asnjëherë
Folmë ti, pra , fol një herë
O Zot, si të ndjell harresën
Folmë ti, pra, fol një herë
S’ të kam puthur asnjëherë.
Vetëm n’ ëndërr lejon të të puth.
Mbolla bar pranë derës të blerojë
Të kesh hije dhe freski
Erdha para se hëna të ndërrojë
Për të t’ falur ngrohtësi.
T’ nxora përmes Diellit të përpjetën
Në të gjërin monopat
Erdhi cingërimë, dimër i egër
As më ndeze pakëz zjarr.
Folmë ti, pra, fol një herë …