FMN arrin marrëveshje për programin e mbështetjes prej 15.6 miliardë dollarësh për shtetin ukrainas.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka arritur një marrëveshje me Ukrainën për një marrëveshje financimi katër-vjeçare me vlerë rreth 15.6 miliardë dollarësh.
Marrëveshja, e cila ende duhet të miratohet nga bordi i FMN-së, pason bisedime muajsh midis stafit të FMN-së dhe zyrtarëve ukrainas.
Shefi i FMN-në për Ukrainën, Gavin Grey tha se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur një “ndikim shkatërrues” në ekonominë ukrainase, e cila u tkurr me 30 për qind vitin e kaluar.
“Një pjesë e madhe e stokut të kapitalit është shkatërruar dhe nivelet e varfërisë janë rritur”, tha Grey, raporton skynews.
Ukraina pritet të shohë një “rimëkëmbje ekonomike graduale” në muajt e ardhshëm, ndërsa rikuperohet nga dëmtimi i gjerë në infrastrukturën kritike.
Anëtarët e bordit të FMN-së do të shqyrtojnë marrëveshjen në javët e ardhshme. /Telegrafi/