Fluxo ka njoftuar tre lojtarët e ri të CS:GO, Romeu “zevy” Rocco, Vinicios “PKL” Coelho dhe Henrique “t9rnay” Menacho.
Treshja zë vendin e Allan “history” Lawrenz , João “felps” Vasconcellos dhe Adriano “WOOD7” Cerato, shkruan HTLV.
Fluxo nuk kanë pasur paraqitje edhe aq të mira gjatë sezonit të kaluar, dhe pika e tyre më e lartë në renditjen botërore ishte vendi i 120 –të.
Lucas “Lucaozy” Neves dhe Vinicius “vsm” Moreira mbeten nga lista e mëparshme e ekipit Fluxo.
Së fundmi ka pasur shumë ndryshime në skenën braziliane të CS:GO, para lansimit të Counter-Strike 2.
Ky ndryshim i Fluxo pritet ta dërgojë ekipin në një nivel më të lartë, më poshtë mund ta gjeni formacionin e tyre. /Telegrafi/