Site icon Telegrafi

Fluidi Group nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin Paralimpik të Kosovës

CEO i Fluidi Group, Berat Mustafa, të hënë, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin Paralimpik të Kosovës i cili është përfaqësuar nga Njomëza Emini.

Mustafa ka shprehur vullnet që përmes shitjeve të produktit vendor, vajit Floil, të mblidhen fonde të cilat do të shkojnë direkt për nevojat e këtij Komiteti, ku i përgëzoi për punët e mrekullueshme që po i bëjnë në dobi të personave me aftësi të kufizuara.

Përmes kampanjës “1 cent – Dhuro pak, ndihmo shumë!”, Fluidi Group do mbledhë 1 cent nga çdo blerje e vajit Floil dhe t’i dhurojë ato për Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Fondacioni “Floil Cares” vazhdon të punojë në ideimin e kampanjave tjera të cilat do ndihmojnë drejtpërdrejtë edhe komunitetet tjera në nevojë në vendin tonë.

Exit mobile version