Site icon Telegrafi

Florenzi i lumtur me rikthimin në fushë

Alessandro Florenzi ka lënë mbrapa lëndimin e gjatë që e mbajti jashtë fushave dhe është rikthyer.

Në ndeshjen miqësore mes Romës dhe skuadrës braziliane Chapecoense, Florenzi ia nisi nga minuta e parë.

Roma shënoi fitore të thellë me rezultat 4-1, ndërsa autor i golit të parë ishte zëvendës kapiteni i Romës, Florenzi.

“Jam mirë dhe po punoj çdo ditë që ta përmirësojë edhe më shumë gjendjen time”.

“E rëndësishme është që jam kthyer në fushë dhe tani ngadalë do të marrë formën më të mirë”.

Italiani luan në disa pozita, por ende nuk ka biseduar me trajnerin se ku do të luajë tek Roma e re.

“Pozita nuk është e rëndësishme. Do të sheh trajneri se ku i nevojitëm më shumë. Këtu është në pyetje Roma dhe jo një individ. Jam i gatshëm të luaj ku të më vendos trajneri për të mirën e Romës”, deklaroi Florenzi. /Telegrafi/

Exit mobile version