Site icon Telegrafi

Florenzi lëndohet përsëri, e përfundon sezonin para kohe

Kur pritej të rikthehet nën urdhrat e Luciano Spallettit, ka ndodhur një gjë e rëndë.

Fjala është për mbrojtësin e Romës, Alessandro Florenzi që ka pësuar një tjetër lëndim.

Reprezentuesi italian ishte kthyer duke u stërvitur me ekipin e të rinjve te Roma, por që ka pësuar një tjetër lëndim të rëndë.

24-vjeçari mori një goditje në gjurin e tij të djathtë gjë që do të mbetet jashtë fushave edhe tre muaj të tjerë.

Kësisoj, ky stinor për Florenzin ka marrë fund pasi italiani kishte pësuar një lëndim edhe në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Trajneri Luciano Spalletti ka deklaruar se ndihet keq që nuk do ta ketë në dispozicion një futbollistë si Florenzi. /Telegrafi/

Exit mobile version