Mbrojtësi anësor i Romës, Alessandro Florenzi thuhet se është në prag të bashkimit me francezët e Paris Saint-Germain.
Mediumet italiane La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia e japin si të kryer transferimin e Florenzit te PSG.
Këto mediume raportojnë të jetë një marrëveshje huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit.
Ai do të ishte zëvendësimi për belgun Thomas Meunier, i cili tashmë ka bërë lëvizjen e tij në Borussia Dortmund.
Florenzi kishte shkuar në Valencia në janar si huazim, por mezi luajti për shkak të bllokimit, dëmtimit dhe një infeksioni.
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca kohëve të fundit ndryshoi sistemin e tij në tre mbrojtës, gjë që mund ta vendosë Florenzin në anën e djathtë të mesfushës, por me sa duket ende nuk e sheh 29-vjeçarin në planet e tij.
Florenzi do të ishte italiani i dytë në PSG pas Marco Verrattit, ndërsa ish-sulmuesi i Interit Mauro Icardi është gjithashtu i pranishëm në Parc des Princes. /Telegrafi/