Site icon Telegrafi

Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Paderborn ka mposhtur Schalken me rezultat 3-1 në kuadër të javës së tetë të Bundesliga 2, ku Florent Muslija shkëlqeu me dy gola.

Mesfushori i Kosovës luajti për 90 minuta në këtë përballje ku ishte lojtari më i mirë në fushë.

Ai shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 52-të për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe Muslija shënoi golin e dytë personal në minutën e 77-të për rezultatin 3-0.

Deri në fund Schalke shënoi një herë, por Paderborn mori fitoren e radhës.

Me dy golat e sotme Muslija shkon në shifrën e katër shënimeve këtë edicion në Bundesliga 2./Telegrafi/

Exit mobile version